TIRANE – Kate Moss 44 vjece në një intervistë të fundit tregon për jetën e saj dhe se si është përmirësuar ajo vitet e fundit. “Shkoj herët në shtrat, pi shumë ujë, nuk pi shumë kafe dhe po mundohem të reduktoj cigaren”- ka thënë modelja. Modelja në këtë mënyrë përpiqet te jetë një shembull i mirë për vajzës e saj 15-vjecare, Lila Grace.

Kate Moss katreguar se në kohën kur ka qenë 15 vjeç është ndjerë nën presion për realizimin e fotove topless. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak modeles, por duhet ta bënte për të fituar vendin në industrinë e modës të asaj kohe.

Kate ka treguar se ka punuar fillimisht me një fotografe grua dhe më pas setin topless për Calvin Klein në 1993 e ka realizuar me ish të dashurin e saj fotograf.

Por përsëri për Kate ka qenë diçka e bërë në presion pasi ajo vetë nuk kishte qejf të dilte topless. Pas kësaj ka dhënë një këshillë për modelet e reja: “Kush nuk dëshiron të bëjë foto topless nuk ka arsye pse ti bëjë”.

Më tej Kate Moss ka treguar se do ta mbështeste vajzën e saj nëse do të dëshironte të futej në rrugën e modelingut, por nuk do ta lejonte kurrë atë të pozonte topless.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb