Kate Upton ka zbuluar se vazhdimisht është tradhtuar nga të dashurit e saj
Ajo ka thënë se në të kaluarën zemra e saj është thyer disa herë, por beson se mënyra më e mirë për t’u përballur me dhembjen e ndarjes, është që të këpusësh të gjitha lidhjet me ish-dashnorët.
“Vazhdimisht jam tradhtuar nga të dashurit. Mendoj se secili në një formë apo tjetër, është tradhtuar gjatë jetës së tij.

Mendoj se nëse dikush të lëndon në atë mënyrë, nuk është detyra jona për ta ndryshuar atë dhe nuk është detyrë e jona për të qenë atje derisa ai ta gjej vetveten dhe ta kuptosh se kush në të vërtetë është ai.
Prandaj, mendoj largimi dhe të qenit ajo që duhet të jesh, është gjëja më e mirë dhe më e rëndësishme në jetën tuaj”, ka deklaruar Kate.

Modelja dhe aktorja, 23-vjeçare, në të kaluarën ka qenë në romanca me emra të njohur si Justin Verlander, Tim Tebow dhe Mark Sanchez etj, por ajo insiston se pamja nuk është prioritet për të kur bëhet fjalë për meshkujt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: