Flamurtari duket se ka harruar startin e dobët të sezonit dhe ka marrë një tjetër fitore në kampionat, kësaj radhe duke i dhënë një leksion Dinamos brenda në “Selman Stërmasi”.

Në sfidën e fundit të javës së shtatë të Kategorisë së Parë, vlonjatët i shënuan plot pesë herë “Nëndetëses”, duke fituar 1-5.

Me këtë fitore Flamurtari barazon Dinamon në krye të renditjes, por vlonjatët përfitojnë nga golavarazhi për të qenë e para.

Capture

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb