Trupat ukrainase kanë bërë kundërsulme të shpeshta kohët e fundit në Kharkiv dhe sipas raportimeve i kanë larguar rusët nga qyteti.

Sipas mediave të huaja, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, ka publikuar një video ku shfaqet një grup ushtarësh ukrainas që mbrojnë territorin.

Guvernatori i rajonit të Kharkiv, Oleh Sinegubov, tha se trupat kishin rivendosur një tabelë që shënonte kufirin.

  • foto galeri

“Ne jemi krenarë për ushtarët…që rivendosën shenjën e kufirit në kufirin shtetëror!”, ka shkruar ai në rrjetet sociale. Falënderojmë të gjithë ata që, duke rrezikuar jetën e tyre, çlirojnë Ukrainën nga pushtuesit rusë”, ka shtuar ai.

Forcat ukrainase kanë rimarrë territorin në zonat verilindore ditët e fundit, duke i shtyrë rusët jashtë rrezes së artilerisë së Kharkiv-it, i cili kishte parë javë të tëra bombardimesh.

Megjithatë, Rusia ka vazhduar ofensivën e saj në rajonin e Donbasit më në jug.

(BalkanWeb)