Presidenti i Lituanisë ka firmosur një dekret, me anë të të cilës miratohet tërheqja e ambasadorit të këtij shteti në Rusi, duke nisur që nga 1 qershori.

Një masë e tillë është marrë si “ndëshkim” ndaj agresionit rus në Ukrainë.

“Lituania do të tërheqë ambasadorin e saj në Rusi nga 1 qershori”, thuhet në dekretin presidencial.

Më 4 prill, ministria e jashtme e Lituanisë tha se po dëbonte ambasadorin rus pasi Ukraina akuzoi forcat ruse për vrasjen e civilëve në qytetin Bucha.

“Ambasadori i Rusisë në Lituani do të duhet të largohet nga vendi”, tha ministria e jashtme e Lituanisë në një deklaratë në atë kohë.

Ai tha se synonte të ulë nivelin e përfaqësimit diplomatik midis dy vendeve.