Presidenti i SHBA Joe Biden, ka uruar kryeministrin e zgjedhur Australian Anthony Albanese gjatë takimit të tyre dypalësh të zhvilluar me dyer të mbyllura.

Biden falënderoi Albanese për mbërritjen në Samitin e Quad, ndërsa vlerësoi marrëdhëniet SHBA-Australi si një spirancë prosperiteti në Indo-Paqësor.

Kujtojmë se Albanese u zgjodh të shtunën dhe të hënën u betua kryeministër.

Nga ana e tij Albanese vlerësoi gjithashtu aleancën e gjatë SHBA-Australi, e cila shënoi 70-vjetorin e saj në 2021.

(BalkanWeb)