Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky iu drejtua Këshillit të Sigurimit të OKB-së të martën, një ditë pas një sulmit vdekjeprurës në një qendër tregtare në Ukrainën qendrore, për të kërkuar që Rusia të ‘shfaroset’ si anëtare e përhershme e grupit.

Zelensky e nisi fjalimin duke thënë se OKB-ja nuk kishte ende një përkufizim ligjor të termit “shtet terrorist” të dakordësuar nga të gjithë anëtarët e OKB-së. “domosdoshmëri për ta sanksionuar atë ligjërisht në nivelin e Kombeve të Bashkuara dhe për të ndëshkuar çdo shtet terrorist”, tha ai.

Ai më pas kaloi te agresionet e fundit ndaj Ukrainës që nga e shtuna e kaluar, duke përfshirë sulmin në një ndërtesë banimi në Kiev, një raketë në oborrin e një kopshti të dielën dhe një sulm me raketa në një qendër tregtare në Kremenchuk në Ukrainën qendrore. “Ata që kryen sulmin nuk mund të mos e dinin se ishte në një qendër tregtare”, shtoi Zelensky.

Ai më pas e pyeti anëtarët e OKB nëse: “Kush nga ju nuk pajtohet se ky është terrorizëm? Nëse në ndonjë pjesë tjetër të botës, ndonjë organizatë do të vepronte njësoj si Rusia që po vret ukrainasit, nëse një vend vriste ndonjë popull paqësor, kjo do të njihej patjetër si terrorizëm. Një organizatë e tillë do të bëhej armik për të gjithë njerëzimin. Prandaj ajo që dënohet në nivelin e kriminelëve konkretë dhe organizatave kriminale nuk duhet të kalojë pa kontroll në nivel shtetëror”, shtoi ai.

Zelensky më pas i bëri thirrje Këshillit të Sigurisë në OKB-së që të përjashtonte Rusinë nga ai organ.

(BalkanWeb)