Ndërkohë që aplikacioni Telegram përdoret nga shumë ukrainas për të mbledhur të ardhura të cilat më pas shkojnë në ndihmë të ushtrisë për të përballuar agresionin rus, disa vajza ukrainase kanë gjetur një tjetër mënyrë për të mbështetur ushtarët në vijën e parë të frontit.

Fotot provokuese janë parë si mënyra e fundit për të suportuar djemtë që luftojnë kundër pushtuesit rus.

“Një shok i imi ushtar po bënte shaka një ditë dhe më tha se përse vajzat nuk i inkurajojnë ushtarët duke u dërguar foto nudo, pasi kjo vërtetë do tu ngrinte moralin. Ai bëri shaka por mendova pse të mos e bënim vërtetë?”, tha Anna Rymarenko, një psikologe 39-vjeçare nga Kievi që krijoi kanalin në mars së bashku me shoqen e saj Dariia Pavlovska.

Sipas Sj, në një kohë kur lufta mpiu çdo dëshirë tjetër, seksualiteti dhe dashuria janë pjesë e rëndësishme e çdo njeriu, dhe se hapja e një kanali të tillë është bërë pikërisht me qëllimin e ndihmës për njerëzit që të rifitojnë këto ndjenja.

Kanali është quajtur “Kartolina për kotelet tona”, ndërkohë që kotele është një pseudonim popullor për ushtarët ukrainas që nga viti 2014, ndërsa pjesa “Kartolinë” është zgjedhur për të pasqyruar synimin e tyre që imazhet të shoqëroheshin me mesazhe mbështetëse.

Rregullat ishin të qarta: Pranohen pamje të të gjitha përmasave apo formave, për sa kohë që përmbajtja nuk ishte pornografike.

“Kartolinat për Kotelet tona” tani kanë më shumë se 4000 abonentë dhe nga 20 deri në 100 imazhe erotike ngarkohen çdo ditë.

Rreth 60 për qind janë nga femrat, ndërsa pjesa tjetër nga meshkujt.

Disa imagje janë grafike me foto lakuriq apo topless, ndërsa disa të tjera janë të krijuara me përmbajtje të hollë erotike duke i lënë më shumë imagjinatës.

Capture
Capture

Gala, një restauratore arti 38-vjeçare nga Odesa, e cila donte të jepte vetëm emrin e saj, është një nga ata që poston foto.

“Ka të bëjë me ndarjen e mënyrës se si po e jetoj këtë luftë dhe është e rëndësishme të mos lejoj që lufta të ma marrë seksualitetin”, tha ajo.

Një tjetër person që poston foto është edhe Taya Zhurovan, një masazhatore 37-vjeçare nga Zaporizhzhia.

“Kur marr reagime të ngrohta, më ndihmon të largoj mendimet e mia nga lufta. Është vërtet bukur të shohësh njerëz që ndajnë emocione të bukura, duke e dashur ushtrinë tonë”, u shpreh ajo.

Tim, një ushtar në frontin lindor, tha se i pëlqenin imazhet e realizuara në banesa pasi i kujtonin shtëpinë.

“Duke parë këto mesazhe frymëzuese ju kujtoni pse jeni shtrirë në bar në shi. Kur hap këtë kanal mund të ëndërroj për kthimin në shtëpi, për dikë që do të më presë atje,” tha ai.

Për t’u siguruar që kanali të mbetet i sigurt dhe mbështetës, Rymarenko dhe Pavlovska moderojnë çdo paraqitje përpara se të ngarkohet.

“Në ditë shumë të vështira, kur ndodhin gjëra të tmerrshme në luftë , ne nuk marrim foto sepse njerëzit nuk janë në humor. Pas një sulmi të fundit me raketë në Vinnytsia që tërhoqi vëmendjen e botës duke vrarë një vajzë katër vjeçare, nuk pati foto për shumë ditë”, tha Rymarenko.

(BalkanWeb)