Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka paralajmëruar se Rusia do të rimarrë zonat e Ukrainës nga të cilat po tërhiqet aktualisht.

Në një komunikim për mediat Peskov tha se territoret do të jenë përgjithmonë të Rusisë dhe se do t’i kthehen asaj.

Ndërkohë kujtojmë se javën e kaluar Rusia aneksoi katër provinca ukrainase pas referendumeve të dënuara nga liderët botërorë.

(BalkanWeb)