KAVAJE

Covid 19 ka prekur pothuajse të gjitha vendet e botës duke mos kursyer edhe jetë njerzish. Një nga ato vende që po luftojnë me virusin korona janë edhe fqinjët tanë, Italia.

Mijëra viktima, midis tyre edhe shqiptarë nuk kanë mundur tja dalin mbanë në luftën me armikun e padukshëm.

Pikërisht në këto ditë të vështira dhe në shenjë solidariteti me popullin dhe viktimat në vendin që është atdheu i dytë për qindra bashkëqytetarë tanë por dhe për mijëra shqiptarë Godina e Bashkisë së Kavajës ka vendosur gjyrat e flamurit Italian.

Me këtë rast Kryetari i Bashkisë së Kavajës z. Redjan Krali ka dhënë mesazhin se në këto ditë të vështira Kavaja është me popullin italian i cili na ka ndihmuar sa herë ne kemi pasur vështirësi. “Shqipëria dhe Shqiptarët nuk e braktisin kurrë mikun në vështirësi”, shkruan Krali.

Ky solidarizim vjen në kohën kur Italia ka nevojë më shumë se kurrë për mbështetje morale e solidaritet dhe vetëm pak pasi 30 mjekë nga shqipëria iu bashkuan ekipit të mjekve italianë në vatrat e luftës kundër Covid19.

Statusi i Kryebashkiakut Redjan Krali:

?⚪️? ❤️ ?⚫️
Shqiptarët dhe Shqipëria nuk e braktisin kurrë mikun në vështirësi!
Bashkë #dojadalim??
??❤??

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: