Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur me tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama.

Në një takim me LGI-në , në Tiranë kryetarja e LSI i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të ngrejë një padi me emrin dhe firmën e tij ndaj çdo opozitari që akuzon dhe të mos merret më me thashetheme.

“Unë i bëj thirrje Ramës që të shkruajë një padi dhe të vendosë emrin dhe firmën për çdo akuzë që ka ndaj opozitës, Ka 20 vite që bën me baltë çdo kundërshtar të tij. Le të bëhet aq trim dhe le të vendosë firmën për çdo opozitar që ka në dosje.”, tha Kryemadhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: