TIRANË

Shtrim i detyruar në spitalin psikiatrik, është masa që ka caktuar sot gjykata ndaj Muharrem Zelijas, i dyshuar për kërcënimin e kreut të Burgjeve, Agim Ismaili. Masa mjekësore u dha sot nga Gjykata Penale e Tiranës, pas dyshimeve se Zelija vuan nga çrregullime të shëndetit mendor.

Kërcënimi ndaj drejtorit të burgjeve është bërë me celular në muajin nëntor të 2019-s. Identifikimi i tij në fjalë është bërë i mundur përmes numrit të IMEI-t të celularit, duke qenë se kartën me të cilën Muharrem Zilja, ka kërcënuar Ismailin e ka hedhur dhe në të njëjtin celular ka vendosur numrin tjetër të gruas.

“Të kemi çuar fjalë me njerëz dhe duhet të tërhiqesh,ndryshe ke për ta pësuar keq ti dhe familja jote”, shkruhej në tekstin e mesazhit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb