Me një gotë verë para, telefonin në dorë, vajza e motit në “News 24” Nigla Peçi është fotografuar në një prej lokaleve luksoze në kryeqytet. Paparazi i suplementit “Bluetooth” raporton se bukuroshja që na informon çdo ditë, teksa kthente ndonjë gllënjkë, shkruante pafund në celularin e saj.

Si e lindur në Tiranë, por e rritur në Austri, ne ende nuk kemi mundur të gjejmë se ku është zemra e Niglës gjithsesi deri sa ka zgjedhur Tiranën për të punuar në marketing e së fundmi dhe si prezantuese e motit në televizionin më të madh informativ shqiptar vjen natyrshëm deduksioni se zemrën ja ka vjedhur qyteti i saj i lindjes.

Se kë priste Nigla, paparazi ynë nuk arriti ta mësojë, gjithsesi një gjë është e sigurt, i është vënë pas…

(Bluetooth/GazetaShqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb