I ashpër ka qenë në replikën e tij ndaj deputetit të PD-së, Gazmend Bardhi, sekretari i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri.

Nga foltorja e Kuvendit, Gjiknuri e cilësoi Bardhin një karagjoz politik, ndërsa përsëriti edhe njëherë deklaratën e tij se nëse vërtetohet diçka, njëri prej tyre do duhet të ikë nga Kuvendi.

“Në përgjithësi zgjedh që mos ti përgjigjem shpifjeve. Thuhet se; kush gënjen më shumë, diçka do mbetet. Problemin e keni me kontratën apo me persona për inceneratorët?! Thellohuni dhe shikoni se kush ka bërë gabime. Përtej hamendjeve që mund të ngrihen. Çojini në prokurori nëse i keni. Që të dilet këtu nga një karagjoz politik më del me një skemë dhe thotë se ato janë chartër, po ti s’ke burrni se di të njohim kush je. Nëse e provon se kam qenë më shumë se një herë në Maltë, o ti ose unë këtu. Unë nuk kam qenë asnjëherë me chartër me ata persona. Keni nxjerrë në shitje foltoren tuaj. Për çdo lloj kursi që ju jep lekë. Ai që ta ka dhënë, ta ka thënë gabim. Thuaj ‘nëse nuk gjej dot se kam udhëtuar 2 herë në Malët, atëherë do të iki'”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: