Keira Knightley është bërë nënë për herë të parë. Gjinia e fëmijës nuk është bërë ende e ditur, pasi artistja dhe bashkëshorti muzikant, James Righton, e kanë mbajtur sekret lindjen e fëmijës, që ka ndodhur disa ditë më parë.
Keira 30 vjeç dhe James 31, kanë arritur të mbajnë sekret edhe martesën e tyre në maj të 2013 në Francë. Të dy u martuan atëherë në një ceremoni shumë private në Provenza. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: