Recete nga znj Eneida
Përbërësit
120 gr miell
80 gr tërshërë
100 gr sheqer kaf
100 gr gjalpë
Fletëza bajamesh
500 gr pjeshka
3-4 lugë sheqer kaf

Përgatitja
Bëjmë bashkë miellin me sheqerin kaf, tërshërën dhe gjalpin, duke i shkriftuar me duar në mënyrë që të bëhen si thërrime. Pastrojmë pjeshkat, i ndajmë në mes dhe i vendosim në një tavë me sheqerin kaf. Nga lart shtojmë masën që përgatitëm bashkë me fletëzat e bajameve dhe e pjekim në furrë për 40 minuta me 170 gradë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: