NGa: ZONJA ENEIDA

Pёr kekun:
3 kokrra vezё
200 gr sheqer
200 ml kos
150 ml vaj ulliri
250 gr miell
4 lugё kakao
1 zarf pluhur pjekёs
100 gr bajame

Pёr çokollatёn:
250 gr çokollatё
100 ml qumёsht

Pёr kremin lart:
200 gr krem djathi
150 gr sheqer pluhur

 

Rrahim vezёt me sheqerin derisa tё bёhen shkumё. Shtojmё vajin dhe kosin dhe mё pas shtojmё miellin e trazuar me pluhurin pjekёs dhe kakaon. Formojmё masёn e brumit dhe nё fund shtojmё bajamet. Nё njё tavё tё lyer me gjalpё dhe miell, shtojmё brumin dhe e pjekim nё 220 gradё. Pasi e nxjerrim nga furra e lemё tё ftohet.

Shkrijmё çokollatёn me qumёshtin nё banjomari. Kekun e shpojmё dhe shtojmё çokollatёn.

Rrahim kremin e djathit me sheqerin dhe e shtrojmё nga lart.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb