Deputeti Petrit Vasili, në fjalën e tij në parlament, deklaroi se Shqipëria ka një maxhorancë, që vetëm vjedh qytetarin.

Vasili thekson se ka rezoluta kritike të BE-së për Shqipërinë. Ai shtoi se edhe Bosnja e Herzegovina e dalë nga lufta e me probleme etnike të mprehta ka hapur negociatat dhe është më pranë integrimit në Bashkimin Europian.

“Ka pasur rezoluta kritike të BE-së për Shqipërinë. Bosnja i hap negociatat, edhe pse ka qindra probleme, sidomos tensionet etnike. Në Shqipëri shenjtanët kanë dalë nga shishja. Ne kemi maxhorancë grabitqare, e cila sa vjen e bëhet akoma më e frikshme. Besoj se edhe socialistët janë zhgënjyer nga kjo qeverisje, që ndërton 5D. Marrin taksa edhe tek fukarai më i fundit dhe nuk ka një shkollë në Astir. Të gjitha mediat botërore thonë se Tirana është lavatriçe e pastrimit të parave.

Tirana që është shkatërruar nga betoni, ku nuk kanë ku të shkojnë fëmijët e të moshuarit, nuk ka gjelbërim. Shteti është kapur dhe jemi në situatë dramatike. Për shkak të mijëra mënxyrave, kemi si rrjedhojë shpopullimin. Kjo qeveri gënjeu qytetarët, duke thënë se do ketë shëndetësi falas, por premtimi ishte skandaloz”, deklaroi Vasili.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: