Gucci ka përzgjedhur një nga çiftet e reja më të njohura të Hollivudit për të qenë fytyrat e fushatës së saj të fundit.

Kendall Jenner dhe Bad Bunny,do të jenë imazhi i ri në fushatën e fundit të shtëpisë italiane të modës, të quajtur “Gucci Valigeria”.

Fotot dhe videot e publikuara në rrjetet sociale të markës së famshme tregojnë çiftin duke u përgatitur për të hipur në aeroplan duke ecur me nxitim nëpër korridoret e aeroportit, ndërsa të dy janë të veshur me rroba Gucci dhe mbajnë bagazhin me të njëjtin emër.

Fushata, e cila “eksploron intimitetin e udhëtimit së bashku”, paraqet një pamje të këngëtarit duke hedhur krahët rreth Jenner-it ndërsa ata ulen mbi një pirg me bagazhe Gucci.

Gucci tha se fushata do të shfaqë gjithashtu “dizenjo të reja” me “detaje lëkure fluo”, duke shtuar se koleksioni i ri jo vetëm që do t’i bëjë homazh historisë së tij, por gjithashtu do të paralajmërojë një “epokë të re të aventurave dhe udhëtimeve luksoze”.

Bad Bunny dhe Jenner u panë për herë të parë së bashku në një takim të dyfishtë me miqtë Hailey dhe Justin Bieber në shkurt 2023.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb