Modelja 24-vjeçare Kendall Jenner dhe basketbollisti 23-vjeçar, ylli i NBA Devin Booker u fotografuan duke shëtitur së bashku në Mercedes-in e tij Maybach në afërsi të Sedona, Arizona.

Dëshmitarët thanë për TMZ se çifti dukej shumë i afert me njëri-tjetrin, por një burim i afërt me Kendall ka mohuar një gjë të tillë.

“Kendall dhe miqtë e saj kanë një rreth të ngushtë shoqëror dhe Devin është një mik dhe është pjesë e këtij grupi të vogël, “tha burimi për TMZ . “Ata dolën së bashku për një shëtitje në ajër të pastër në këtë kohë pandeie”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb