SHBA

Kendall Jenner ka pasur një rregull shumë strikt për ta mbajtur jetën e sasj private larg Keeping Up With The Kardashians. Sipas producentëve të spektaklit, 25-vjeçarja ja ka bërë të qartë familjes së saj se nëse nuk do të kishte një marrëdhënie më shumë se 1 vit, nuk do ta bënte publike në spektakël.

“Kendall ka pasur gjithmonë këtë rregull. Ajo kishte vendosur se duhej të ishte me dikë për të paktën 1 vit para se ta bënte pjesë të spektaklit, sepse ajo nuk i di gjithmonë cilat janë qëllimet e njerëzve. Për këtë arsye në një farë mënyre ne e mbajmë larg jetën e saj private, vetëm sepse ajo ka pasur një rregull”, ka thënë producenti.

Kjo shpjegon edhe arsyen pse publiku di shumë më pak për lidhjet e Kendall Jenner se sa për motrat e saj.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Kendall Jenner festoi 1-vjetorin e lidhjes me të dashurin e saj, Devin Booker. Për këtë rast të veçantë, si kurrë më parë dyshja ndanë në rrjete sociale foto të ndryshme të tyre si çift, duke nisur nga udhëtimet e përbashkëta tek pushimet romantike me njëri-tjetrin.

Në mbrëmjen e Shën Valentinit, Kendall Jenner bëri publike lidhjen me basketbollistin e njohur, Devin Booker. Ishte vetë Kendall ajo që përmes një postimi në Instagram Story shpërndau një fotografi, teksa gjendej e përqafuar me lojtarin e NBA-së. Që prej atij momenti, ata të dy nuk janë fshehur asnjëherë dhe gjithmonë janë shfaqur bashkë në publik.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: