Mbrë u zhvillua nata e tretë e edicionit të 23-të të festivalit Kënga Magjike.

Në fund të mbrëmjes sipas renditjes në votim kaluan 12 artistët shqiptarë dhe 9 artistët e huaj që do të këndojnë në Grand International Final. Në total, të shtunën në Grand International Final do të performojnë 23 artistë.

10 artistët ndërkombëtarë që shkojnë në finale:

Alvan

Marco Carta

We Are Domi

Le Deva

Jason Walker

Andrea

Omar Naber

Mamagama

Jayoo

Angeles Arboleda

13 artistët shqiptarë që shkojnë në finale:

Irma Libohova

Vesa Smolica

Mariza Ikonomi

Ardit Çuni

Inis Neziri

Michela Paluca

Xhesika Polo

Sheila Haxhiraj

Marsela Çibukaj

Anxhela Peristeri

Sardi Strugaj

Martin Pano

Lorenc Hasrama

Ardit Gjebrea ndan përshtypjet e tij nga festivali në prapaskenën e “Këngës Magjike” në Pallatin e Kongreseve.

Slogani “feel the energy” është kthyer në një lloj motoje që po përcillet në mënyrën më të duhur jo vetëm nga artistët, por nga secili pjesëtar i stafit gjigand dhe kjo është reflektuar më së miri tek të gjithë. Më lejo të të them që historikisht “Kënga Magjike” ka patur një fenomen që nata e parë ka nisur shkëlqyeshëm, e dyta ndoshta na kanë rënë pak bateritë dhe e kemi marrë veten tek e treta. Ndërsa këtë vit ka ndodhur ndryshe. Nata e dytë mund të them që ka energji shumë më të mira se e para dhe kur thuhet “feel the energy”, na janë mbushur zemrat me energjinë e të gjithëve nga backstage, nga spektatorët, nga telespektatorët, nga artistët na kanë dhënë një aureolë të jashtëzakonshme energjie që ne e kemi transmetuar, e ndiejmë dhe po shumëfishohet. Jam i sigurt që nata e tretë dhe nata e katërt pastaj që do jetë dhe nata finale të shtunën do të jenë risi- u shpreh Ardit Gjebrea.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb