Këngëtari i njohur, Yll Limani është padyshim një prej këngëtarëve më të kërkuar dhe të dashur për publikun.

Por, përveç kësaj ai është aktiv edhe në rrjetet sociale dhe njihet për postimet e ndryshme dhe shpesh herë me humor që bën.

Disa imazhe të reja, Ylli i postoi edhe sot teksa ka shijuar një ditë plazhi mes angazhimeve të shumta.

Në njërën nga fotot ai në mbishkrimi tha se i ka të gjitha të mirat dhe tani i ka mbetur ta gjejë një të dashur për seriozisht.

“Tonat t’mirat po veç edhe një femër për seriozisht edhe u kapëm”, ka shkruar Ylli ndërkohë që në fotografi shihet pa bluzë.

Dje (e enjte) Ylli ka publikuar projektin e ri “Tonat” në bashkëpunim me reperin Ledri Vula.

Ylli Limani
Ylli Limani

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: