Këngëtarja amerikane Kesha denoncon kompaninë Sony se rrezikon artistët femra fizikisht. Kesha fillimisht ka denoncuar producentin Dr Luke i cili sipas saj e ka droguar dhe përdhunuar, por kompania Sony ka mbyllur njërin sy.

Sipas Kesha, producenti i njohur që ka prodhuar këngë të tilla si “I kissed a girl” të Katy Perry ka abuzuar dhe keqtrajtuar edhe artiste të tjera, por Sony nuk ka ndërhyrë edhe pas denoncimeve të bëra.

Kesha deklaron se kompania filmike dhe muzikore Sony pavarësisht denoncimeve të bëra, vazhdon t’i drejtojë këngëtaret të producenti Dr.Luke, i cili ka prodhuar të gjitha albumet e Katy Perry, por ka bashkëpunuar edhe me Shakirën, Britney Spears apo Rihanna.

“Kompania muzikore është aq e dëshpëruar si pasojë e rënies së shitjeve të këngëtareve sa nuk pyet edhe për denoncimet e bëra”, deklaron këngëtarja amerikane e cila kohët e fundit si pasojë e gjendjes së rëndë psikologjike ka kaluar në sëmundjen e bulimisë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: