Këputet një përcjellës i linjës së Tensionit të lartë në zonën e Bradasheshit. Nuk janë të qarta rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa paraprakisht dyshohet si aksidentale.

Menjëherë janë angazhuar të gjitha grupet e punës së OST në vendngjarje për riparimin e linjës dhe verifikimin e dëmeve materiale.

Në lidhje me ngjarjen kanë reaguar banorët e zonës, të cilët janë shprehur se është incidenti i trete në pak vite dhe kanë bërë thirrje për kompensim monetar.

Sakaq janë shprehur se u janë dëmtuar pajisjet elektroshtëpiake dhe nëse nuk marrin dëmshpërblim financiar, do të bllokojnë rrugët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb