Agim Celhyka është personi që shfaqet në një video të regjistruar nga 42-vjeçari Dritan Haxholli, që mbeti i vrarë në konfliktin e armatosur me 37-vjeçarin Bledar Toçi, mesnatën e 9 tetorit në shtëpinë e Marsida Qatjas, në Kavajë.

Pas publikimit të kësaj videoje, Prokuroria kërkoi menjëherë arrestimin e këtij shtetasi nën akuzën për “Moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 300 i kodit penal, pasi nga Prokuroria e Rrethit Kavajë ai u konsiderua si person që mund të kishte dijeni për konfliktin dhe arsyet e tij, në atë që më pas rezultoi fatale për shokun e tij, Dritan Haxholli.

Burime për “News24” dhe “BalkanWeb” bëjnë me dije se menjëherë pas lëshimit të flet arrestit, Policia e Kavajës bëri të mundur ndalimin dhe arrestimin e këtij shtetasi.

Pas kryerjes së procedurave dhe mbledhjes së provave Gjykata e Kavajës ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”, të hënën e parë të çdo muaji.

Ekskluzive/ “Do të q… motra” me kallash në dorë, Dritani video-mesazh kërcënues Bledar Toçit një ditë para vrasjes on Vidnews.

Të njëjtat burime thanë për “BalkanWeb” se në dëshminë e tij në prokurori, Agim Celhyka pranoi se ai ishte personi që shfaqej në video, por se ai vetë nuk ka pasur asnjëherë probleme me Bledar Toçi, emrin e personit që ai e përmend dhe kërcënon me një armë tip kallashnikov në dorë, që dyshohet të jetë e Dritan Haxhollit.

“Dritan Haxhollin kam kohë që e njoh. Kam qenë në dijeni të një konflikti ndërmjet tij dhe Bledar Toçit por nuk e di se për çfarë, nuk e di pse ishin konfliktuar. Nuk e mendoja që konflikti mund të ketë qenë kaq i madh pasi Dritani nuk me kishte thënë se për çfarë bëhet fjalë. Videon e kemi bërë bashkë me Dritanin, për qejf, me aq sa di unë nuk ja kemi dërguar Bledar Toçit “, mësohet të ketë thënë Agim Çelhyka në prokurori.

Por gjatë seancës kundër tij në sallën e gjyqit, Agim Çelhyka ka shprehur pendesë për fjalët e thëna në drejtim të Bledar Toçit dhe familjes së tij. Unë e njoh edhe Bledar Toçin. Më vjen keq që ajo video është bërë publike. Unë ju kërkoj falje familjarëve të tij për ato fjalët që kam thënë.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb