Pas barazimit pa gola në derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, ka folur Dorian Kërçiku, lojtari i bardhebluve.

 Çfarë i mungon skuadrës në derbi për të marrë tre pikët?

Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, patë dhe shumë rast, por fati nuk ishte me sot. Shpresoj të rikthehemi te fitorja në javën tjetër.

Çfarë ndryshoi në pushimet e Vitit të ri?

Kemi bërë një fazë shumë të mirë në fazën përgatitore. Jemi stërvitur vërtet shumë mirë gjatë kësaj kohe. Me ardhjen e Memës ka ndryshuar ekipi. Në 2019-ën, kemi qenë më me shumë fat dhe kemi marrë rezultate pozitive.

 Pse i ndodh Tiranës të bëjë ndeshje të mirë dhe të rrezikoi të humbasë?

Një gjuatje gjatë gjithë lojës që kapi shtyllën, shyqyr e kaluam. Në pjesën e parë kisha frikë se mos ndëshkoheshim, kur u futëm në dhomat e zhveshjes, pas gjithë atyre rasteve.

 Do rinovosh me Tiranën?

Kam dhe një vit plus këtij. Në Shqipëri nuk lëviz në ekip tjetër, jashtë dhe mund të lëvizja, varet dhe me vullnet të presidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb