Komisioni Hetimor Parlamentar, që është ngritur për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, me kërkesë të maxhorancës, miratoi ditën e sotme vendimin për shtyrjen e afatit të punës.

Gazetari Ergysi Gjencaj raporton për ‘BalkanWeb’ se shtyrja e afatit të punës do të bëhet deri më 31 korrik.

Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se sapo te vijë raporti përfundimtari nga Komisioni i Venecias, ai do të përkthehet dhe më pas ky komision do të vijojë punën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb