Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi  i ftuar në emisionin “Kjo Javë” nga gazetarja Nisida Tufa në News24 foli për kërkesën e opozitës lidhur  me ngritjen e komisioneve hetimore.

Ai u shpreh se Partia Socialiste nuk është kundër, por kërkesa duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin shqiptar.

“Ne nuk jemi kundër ngritjes së komisioneve hetimore, por duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe me legjislacionin shqiptar.”, u shpreh Klosi.

Sakaq foli dhe për zhvillimin e mbledhjeve të komisioneve online, ky tha se janë një mënyrë elegante për shfaqjen jo të drejtë dhe absurde që deputetët e opozitës bëjnë në Parlament.

“Zhvillimi i mbledhjeve online janë një mënyrë e mirë elegante për shfaqjen jo të drejtë e absurd në Parlament. Pse munden ata që fizikisht të ndërpresin seancat? Apo dhe marrja e karriges, ça se nuk ulesh në karrige, rrimë në këmbë. Fakti që s’kanë njerëz në protestë do të thotë se nuk kanë mbështetës. Mungesa e njerëzve, mbështetjet popullore çon në këtë veprim që është shumë fëmijëror. Mungesa e këtyre e argumenteve çon situatën në absurd.”, tha ndër të tjera sekretari i Përgjithshëm i PS-së.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb