Misioni i përbashkët arkeologjik italo–shqiptar ka filluar punën në Hadrianopolis dhe në luginën e Drinos në Gjirokastër.

Kërkimet janë të drejtuara nga profesorë të Universitetit të Macerates dhe të Institutit Arkeologjik të Tiranës, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Punëve të Jashtme italiane dhe në bashkëpunim me DRKK Gjirokastër, të Konsullatës Italiane të Vlorës dhe asaj të Gjirokastrës. Gjatë kësaj ekspedite, ku marrin pjesë edhe studentë nga Universiteti i Prishtinës, kërkimet janë përqëndruar në përfundimin e projekteve të nisura në vitet e kaluara dhe do të mbyllen me datë 5 gusht.

Në mënyrë të veçantë misioni ka si qëllim realizimin e kërkimeve në territorin e luginës së Drinos, duke vazhduar punët e vitit 2016. Objektivi është të plotësohen rilevimet edhe duke përdorur remote sensing nëpërmjet droneve, në disa prej fortifikimeve të pranishme në luginë si Labova, Lekel, Selo, Melan, prej të cilave do të prodhohen planimetri të reja dhe të përditësuara për publikimin e ardhshëm.
20375762_1691347890910272_3816970347538989669_n-267x200

Do të vazhdojnë kërkimet gjeofizike në sitet arkeologjike, Hadrianopolis dhe Antigone me qëllim përmbylljen e hartës topografike të dy qyteteve edhe në funksion të vazhdimësisë së gërmimeve në vitet e ardhshme.

Në Adrianopolis parashikohet të vazhdohet me restaurimet e strukturave të dala në dritë dhe të nisura gjatë vitit 2016.
20292692_1691349284243466_2923810754846190426_n-350x197

Një objektiv tjetër është se fundmi edhe vazhdimi i studimit të materialeve arkeologjike të nxjerra në dritë gjatë gërmimeve të kryera në vitet 2011-2016 me qëllim të arrihet në 2018 publikimi i kërkimeve që kanë të bëjnë me teatrin.

Gjatë misionit do të vazhdojnë edhe takimet e punës me drejtuesit e DRKK–Gjirokastër, autoritetet lokale, Institutin e Arkeologjisë për problematikat e misionit por edhe takimet universitare me pedagogët e Universitetit të Gjirokastrës me qëllim konkretizimin e diplomës së re Master në histori dhe arkeologji të Mesdheut.

20479583_1691350294243365_6513525437602922221_n-267x200
Bëhet fjalë për një titull të dyfishtë që Universiteti i Gjirokastrës dhe ai i Macerates synojnë ta fillojnë në vitin akademik 2018/2019 dhe që do t’u japë mundësinë studentëve të të dy universiteteve të fitojnë dhe të bëjnë të tyre një titull të vlefshëm si në Itali ashtu edhe në Shqipëri./ata/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: