Dy ditë më parë, Kristjan Asllani, në një intervistë për mediat italiane, deklaronte se kërkonte më shumë minuta, duke lënë të kuptohet se dëshiron të largohet nga Inter në formën e huazimit.

“TuttomercatoWeb” raportuar se Premier League do të jetë destinacioni i ardhshëm për Asllanin. Sipas mediumit italian, 20-vjeçari pritet që të huazohet te Neëcastle United në janar.

Mesfushori shqiptar ka luajtur në 8 ndeshje deri tani me zikaltrit, në pesë prej tyre në Serie A, kurse tre të tjera në Ligën e Kampioneve. Megjithatë, vetëm në dy ndeshje në kampionatit italian ka qenë titullar. Në total ka zhvilluar 180 minuta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb