Nga: ZONJA VJOLLCA*
500 gr kërpudha
30 gr domate të thata
150 gr djathë të bardhë
3 lgj gjizë
350 gr spinaq
1 thelpi hudhër
1 qepë e vogël
1 kokërr vezë
125 gr djathë mocarela
3 lgj vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Hudhër pluhur

Fillimisht pastrojmë kërpudhat dhe bishtat i presim në kubikë të vegjël. Kërpudhat i lyejmë nga brenda me pak vaj ulliri dhe i spërkasim me pak kripë dhe piper dhe më pas i vendosim në një tave ku do ti pjekim pasi ti mbushim.
Në një tigan me pak vaj ulliri kaurdisim një qepë të grirë shumë imët, shtojmë hudhrën të grirë gjithashtu shumë imët, i kaurdisim për pak të dyja së bashku dhe më pas shtojmë spinaqin dhe e lëmë derisa të ulë volumin dhe të nxjerrë lëngun. E largojmë spinaqin dhe e lëmë mënjanë të ftohet.
Në të njëjtin tigan skuqim bishtat e kërpudhave të prera në kubikë së bashku me domatet e thata. Në një tas përziejmë djathin e bardhë të thërrmuar me gjizën, vezën, kripën dhe piperin e zi.
Ndërkohë largojmë nga zjarri kërpudhat me domatet dhe i trazojmë me spinaqin. Fillojmë të mbushim kërpudhat, fillimisht me djathin trazuar me gjizë dhe vezë dhe më pas me spinaqin. Në fund e mbyllim me një fetë të hollë djathë mocarela. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 25 minuta.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: