Teksa pritet të nisë Kuvendi Kombëtar i PD, një delegat ka folur nga holli i Pallatit të Kulturës për gazetarin e News24 dhe BalkanWeb, Osman Stafa.

Ai është shprehur se është me rrugën institucionale dhe nuk mund të flitet për një referendum, pasi sipas tij, kundërshtarët politikë duhet të jenë në tavolinë dhe të përballen me votë.

“Jam delegat i Durrësit, jam kryetar i PD dega Manëz. Jam me linjën institucionale. Unë mendoj se gjithë kjo pjesëmarrje do të thotë që shumica është me datën e sotme. Kësaj i thonë hyp se të vrara, zbrit se të myta. A i kemi shkuar të gjithë bashkë PD-së në këto 30 vjet? Pse duhet të përçahemi? Unë sot jam këtu që PD të mos përçahet, as me Berishën, as me Bashën. Të gjithë të dalin, të votohen. Berisha ka vlerat e veta për gjithçka bërë në 30 vjet. Tani ai e mendon se është i aftë akoma në politikë. Le të vazhdojë. Unë gjykoj se duhet ndjekur linja institucionale. Çfarë referendumi mund të quajmë ne sot? Fitohet me votë, kur në tavolinë janë të dy kundërshtarët. Plumbi i demokracisë është vota”, është shprehur delegati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb