Me fillimin e sezonit të reshjeve dhe shtimin e prurjeve të ujit në liqenet e Fierzës dhe Komanit, çdo vit në këtë periudhë ka edhe shtim të mbetjeve të cilat depozitohen në këto liqene.

Por për t’ju përgjigjur situatës, stafi i KESH në këto HEC-e ka ndërmarrë iniciativën që me mjetet dhe burimet e disponueshme të bëjë pastrimin, përpunimin dhe depozitimin e mbetjeve, si atyre të ngurta e drusore, por edhe të mbetjeve të konsumit qe vijnë si rezultat i aktivitetit ekonomik-turistik në ato zona si dhe nga papërgjegjshmërisë se një pjesë të vizitorëve apo dhe banorëve për gjatë rrjedhës së lumenjve.

Edhe pse pastrimi i ujërave të liqenit nuk është përgjegjësi ligjore e drejtpërdrejtë e KESH, Kreu i këtij institucioni Benet Beci shprehet se është përgjegjësi morale dhe sociale e Korporatës, si aktori kryesor i zhvillimit ekonomik të komuniteteve në këto zona. Me këtë nismë, KESH jep mesazhin e rëndësishëm të mbrojtjes së mjedisit, duke sjellë zhvillim të turizmit dhe të ekonomisë për të gjithë familjet dhe operatoret e komunitetit.

“Kjo iniciativë është një mesazh shumë i mirë për të gjithë zonën dhe unë e kuptoj që ju e ndjeni rëndësinë e këtij pastrimi. Jam i sigurt për këtë, sepse kjo ndikon drejt për drejt në ekonomi, mirëqenie e turizëm, po ashtu në perceptimin publik”,- tha ai.

Beci tha se përmes kësaj pune do ndihmohen familjet e kësaj zone që të kenë më shumë të ardhura nga turizmi, gjë që do realizohet përmes bashkëpunimit të gjitha palëve.
“Ju siguroj që kjo është perlë që e kanë zbuluar të gjithë shqiptarët. Detyra jonë si KESH është t’i përqasemi kësaj, të bashkëjetojmë me këtë dhe të jemi pranë zonës dhe komunitetit këtu. I kërkojmë zonës të bashkëpunojnë që edhe ata të mos hedhin plehrat në vendin e tyre. Ai që do vendin nuk e hedh plehra. Këtu nis dashuria për vendin, për njerëzit tuaj, për ekonominë. Të gjithë bashkë duhet të bashkëpunojmë për t’i dhënë zhvillim ekonomik. Këtu s’duhet të ketë asnjë mbetje, të gjithë duhet të jemi pjesë e këtij misioni. Ne nuk pranojmë asnjë detyrim lidhur me dëmtimin apo humbjen e shkaktuar nga programe të dëmshme apo nga viruse , përveç rastit të neglizhencës së plotë, apo sjelljes së gabuar dhe të qëllimshme”,- theksoi Beci.

Beci bëri të ditur që inciativa për pastrimin e liqeneve të Fierzës e Komanit si dhe ndërgjegjësimi i banorëve do të vazhdojë deri sa në këtë zonë nuk do të ketë më asnjë mbetje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb