Kryeministri Edi Rama duke iu drejtuar me një mesazh qytetarëve shqiptarë ka thënë se këtë javë qeveria do të ketë planin e garancsë financiare sa i përket krizës humanitare me koronavirusin.

Ai tha se çdo familje shqiptare duhet të riorganizojnë ekonominë pasi nuk mund të rrinë në shtëpi dhe të harxhojnë sikur janë me pushime kur shumë të tjerë rrezikojnë të mbeten pa gjë.

 

”Vendimi për mosmbylljen e aktiviteteve prodhuese nuk do të thotë sakrifikim i shëndetit. Ne ishim të parët që mbyllëm shkollat, kemi qenë të parët në rreshtin e parë .Asnjë vend dhe asnjë fantazi nuk e ka përfshirë pjesën kritike të zinxhirit ekonomik në kuadrin e masave. Tani që flasim Italia nuk i ka marrë, as Izrael I që I dënon me burg, as Franca që nga nesër shkon në shtetrrethim.

Jemi vendi I parë në rang Republike që bllokuam transportin publik.

Kur Kina mbylli Wuhanin hapi faabrika fason për prodhimin e maskave. Asnjë vend nuk është gjetur I përgatitur për respiratorë dhe maska. Kudo është shpërndarë stok I iquajtur I skaduar.

Vendet kanë mbyllur qy sh herët ekpsortin e pajisjeve mjekësore. Maasat mbrojtëse në mjedis pune në zinxhirin kryesor ekonomik funksionojnë, i kemi  kërkuar kompanive vazhdimisht të marrin masat.

Kemi përcaktuar masat ndëshkuese për kompanitë dhe kemi në terren grupet e inspektimit . Idealja do ishte që e nesërmja të garantohej nga zoti dhe asnjë frymë e shenjtë mos dilte nga dera e shtëpisë por Zoti na ka dhënë fuqinë e mendjes dhe të shpitit që nëse e përdorim mund të bëjmë mrekullira. Punët e tjera na i kanë lënë ne.

Kjo është luftë dhe luftë jemi një, por s’jemi njësoj. Kur të mbarojë lufta mos na zerë brenda në shtëpinë e përbashkët. Të gjithë duhet të japim diçka nga vetja.  Duhet të ulim shpenzimet familjare, përkohësisht pasi s’mund të rrimë meqenëse jemi të detyruar të të rrimë mbyllur në shtëpi si në pushime ndëkohë që shumëkujt i duhemi gjetur pranë që të sigurohet se nuk do të ngelet pa gjë.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb