Artistja e njohur, Adele nuk do t’i lejojë personat e pavaksinuar të marrin pjesë në shfaqjen e saj të ardhshme në The Colosseum në Caesars Palaca.

Rregullat përcaktojnë që edhe personat që janë të vaksinuar vetëm me një dozë të vaksinës, duhet të bëjnë testin PCR negativ para shfaqjes.

“Nuk dua që askush të vijë i frikësuar në shfaqjen time. Aq më pak nuk dua të infektohem nga Covid-19”, tha Adele.

Ylli britanik i muzikës njoftoi 24 takime në The Colosseum në Caesars Palace në Las Vegas muajin e kaluar. Por këto rregulla rrezikojnë t’i shtyjnë fansat të bëjnë udhëtimin për të ndjekur shfaqjen.

“Organizuesi i ngjarjes kërkon që të gjithë pjesëmarrësit e këtij eventi të jenë vaksinuar plotësisht dhe të kenë marrë një test negativ për COVID-19 brenda 48 orëve nga eventi.

Për të hyrë në ngjarje kërkohet edhe prova e vaksinimit, ashtu edhe prova e testit negativ brenda 48 orëve nga ngjarja”, është bërë e ditur nga deklarata e lëshuar nga organizatorët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: