NGA ANXHELA DEVOLE

TIRANË- Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” mbledh çdo të shtunë dhe të diel, fëmijët e vegjël, ku ata përfitojnë argëtim përmes edukimit dhe mesazhe që aktorët transmetojnë prej interpretimit të tyre.

“Ketrushët në ishull”, me regji nga Dajana Nenaj sjell një treshe të ketrushëve këngëtare aq të preferuar të fëmijëve, me në krye liderin çapkën, Alvin dhe partneret e tyre. Regjisorja tregon se spunton për të sjellë ketrushat nga ishulli në Teatrin Eksperimental, e ka marrë pikërisht nga filmi, por vjen me risi dhe performancë mbresëlënëse për të vegjlit.

Fëmijët mund të kalojnë 40 minuta me ketrushët, në një shfaqje atraktive që zgjon imagjinatën e tyre, çdo fundjavë në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb