Drejtësia e re ka tashmë këngën e saj polifonike. Përveç parodive apo dedikimeve për fenomene sociale, kishim dëgjuar këngë për Sali Berishën, Edi Ramën, Ilir Metën, Lulzim Bashën, apo edhe Luiz Ejllin, por tashmë ka një këngë edhe për “dorën e fortë” të shtetit, drejtuesit e akuzës.

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë bashkuar në një drekë, ku i kanë pritur me ison e famshme labçe dhe një dedikim special për secilin nga personazhet e njohur të drejtësisë, duke nisur nga prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, te kreu i SPAK Altin Dumani dhe kreu i KLP-së Alfred Balla.

Për grupin që iu këndon “që të gjithë janë yje që ndrinë”. Dedikimi për Tartar Bazajn, Nurihan Seitin, Bujar Sheshin, Sokol Stojanin, Eloida Goxhin, Zeqir Hodën apo Arta Mandron.

Labçe do ta ngrëmë dollinë
Që të gjithë yjet që ndrinë,
që janë ul në tavolinë
Për qejf të zotit Tartar(ë)
edhe shkurti po bën behar
Se i ka vlerat e rralla
në krye rri Alfred Balla
Trapezën sot na ndriti
sa vjen Nurihan Seiti
Gur i rëndë e burrë tabani
djalë i Çele është Olsiani
është nipi i Ago Felekut,
flamur në majë të direkut.
Për ligjin zbret si rrebeshi
eksperti i rrallë Bujar Sheshi.
Si rrebeshi e si tufani
na shfaqet Altin Dumani.
Altini mbron të vërtetën,
për peshqit ka hedhur rrjetën.
Shikon nëpër kabinete,
ata që bëjnë qeramete.
Po këtu është dhe Aida,
në ballë të kovës plot sfida.
Vajzë e zgjedhur nga Lekdushi,
shpërthen flaka, kërcet prushi.
Unazë me gurë xhevahiri,
ku ka vënë dorën Zeqiri.
Këtu ku ndodhet Stojani,
për të ka nevojë vatani.
Ku rri toka, është ekspert e
dhe kur qesh edhe kur flet…
Urojnë urimet e zjarrta,
bijë e Vlorës mbetet Arta.
Arta e Sinan Balilit,
ta deh si hëna pranë yllit

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb