Forcat rusë shemben në frontet lindore dhe jugore, ndërsa ushtria ukrainase përparon 30 km front në rajonin Kherson. Teoricieni i liberalizimit në Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Francis Fukuyama paralajmëroi një kolaps të madh në ditët në vijim.

Ndërkohë pas fazës së parë të luftës në Ukrainë , faza e dytë e sulmeve që filloi me 1 tetor ka hedhur në ‘erë’ vijën kufitare të Moskës, pasi forcat ruse shembën frontet lindore dhe jugore, kryesisht në Khreson.

Moska tani pranon se ushtria ukrainase po arrin “sukses”, megjithatë sërish përpiqet të minimizojë dinamikën e kundërsulmit të Kievit.

Motivimi moral i mbrojtësve duket se ka një efekt vendimtar, pasi dhjetëra vendbanime janë çliruar tashmë në rajonet e Kharkiv, Donetsk, Luhansk dhe Kherson, theksoi Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky , duke shpjeguar se “forcat ukrainase janë duke lëvizur shpejt dhe fuqishëm në jug si pjesë e operacionit të mbrojtjes në vazhdim”, nga 1 tetori.

Kherson mbetet çelësi

Në të njëjtën kohë, rimarrja e Khersonit “hedh poshtë” planet e Kremlinit, pasi nëse ai i kthehet Ukrainës, atëherë Kievi do të ketë nën kontrollin e tij një zonë pjellore pranë Detit të Zi.

Por, në të njëjtën kohë, do ta ketë vënë edhe Krimenë ku ka instalime kritike ushtarake ruse edhe më shumë brenda rrezes së artilerisë ukrainase, siç është HIMARS-i i dhënë nga SHBA.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: