Budapesti thotë se nuk do të miratojë asnjë mbështetje të BE-së për Ukrainën që kërkon unanimitet, duke përfshirë sanksionet kundër Rusisë, derisa Kievi të heqë një bankë hungareze nga lista e saj e “sponsorëve ndërkombëtarë të luftës”.

Hungaria konfirmoi të mërkurën se po bllokon disbursimin e 500 milionë eurove për të rimbursuar shtetet anëtare që i ofrojnë Ukrainës armë, sepse vendi i shkatërruar nga lufta vendosi një bankë hungareze në listën e saj të “sponsorëve ndërkombëtarë të luftës”.

Autoritetet ukrainase e vendosën OTP Bank në listën e saj të “sponsorizuesve ndërkombëtarë të luftës” më 5 maj, duke argumentuar se institucioni financiar ka vazhduar të operojë në Rusi pavarësisht sanksioneve dhe për shkak të “njohjes de-fakto të të ashtuquajturave “republika popullore” të Donetskut dhe Luhanskut”.

Péter Szijjártó, Ministri i Jashtëm i Hungarisë, tha të mërkurën nga Vjena pas një takimi me homologun e tij austriak se masa është “skandaloze dhe e papranueshme” dhe shembulli i fundit i qëndrimit “gjithnjë e më shumë armiqësor” të qeverisë ukrainase ndaj Hungarisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: