Imami Gazmend Aga që predikon për komunitetin shqiptar në SHBA ka komentuar debatin për prishjen e Teatrit Kombëtar. Ai shprehet kundër prishjes dhe kërkon reflektim para Zotit.

“Mos e prishni teatrin! Ç’e mirë vjen nga një teatër që ndan njerëzit dhe ngul beton? Teatri është art. Arti bashkon, flet, ndjen. Arti zbut zemrat. I kujton njeriut brishtësinë, bukurinë dhe përgjegjësinë e përkohshmërisë në këtë botë. Teatri duhet të sjellë kujtime, por jo si këto me gaz lotsjellës dhe polarizim të shoqërisë.

Teatri mund të mos ketë më asnjë rëndësi nëse vazhdon boshatisja e vendit. Jeta e teatrit janë njerëzit, por po të vazhdojë në këtë trend, në teatër do mbeten veç politikanët. Insistoni dhe luftoni me prishur korrupsionin, pangopësinë e politikaneve, haramin, nepotizmin! Vendoseni policinë përreth godinave multimilionerë të atyre që jetojnë si mbretër në vendin më të varfër të Europës.

Kijeni frikë Zotin dhe mendoni të paktën femijet tuaj!”, – shkruan imam Aga.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: