Ende nuk është konfirmuar nga vetë ajo, por spekulimet se Kim Kardashian është shtatzënë po shtohen çdo ditë e më shumë.

Mediat prej disa ditësh po shkruajnë se Kim dhe bashkëshorti i saj, Kanye West, në fund të këtij viti do të kenë një fëmijë tjetër.

Sipas Hollywood Life, bukuroshja e cila edhe më herët është shprehur se ëndërronte të kishte një fëmijë tjetër, është tre muajshe shtatzënë.

Kim dhe Kanye kanë një vajzë dyvjeçare, North West.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: