Policia lokale në Kinë sekuestroi 1.5 milion dollarë monedhave kriptografike si pjesë e një fushate anti-kumar për Kupën e Botës që po mbahet në Rusi.

Media shtetërore Kineze Xinhua raportoi më 11 Korrik se autoritetet kishin pikasur një platformë kumari dhe nuk kaloi kohë përpara se të hapeshin hetimet.

Ekipi hetues zbuloi se sajti i bazuar jashtë Kinës përdorte modelin tradicional të kumarit por pagesat që kryheshin në monedha kriptografike.

Me tetë muaj aktivitet, sajti kishte 330,000 përdorues dhe një volum transaksionesh prej 1.5 miliardë dollarë.

Tashmë autoritetet kanë arrestuar gjashtë organizatorët dhe konfiskuar 1.5 milion dollarë monedhave kriptografike si dhe 750,000 dollarë depozita bankare, njofton CryptoWorld.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: