Një gjykatë e Pekinit ka dënuar me 18 vite burg, me akuzën e korrupsionit, një ish manjat kinez tw pasurive të patundshme, që kishte kritikuar menaxhimin e pandemisë së koronavirusit nga ana e presidentit Xi Jinping. Sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare, ish manjati-Ren Zhigiang-duhet të paguajë edhe një gjobë prej rreth 527 mijë euro.
Gjykata e shpalli Ren fajtor për korrupsion, ryshfet, zhvatje dhe përvetësim të fondeve publike, raporton e përditshmja shtetërore Global Times. Burri ishte zhdukur marsin e kaluar, pasi kishte shkruar një artikull kritik për menaxhimin e pandemisë në Vend dhe edhe pse në artikull nuk e kishte përmendur kurrë Xi, shumë në Pekin ishin të bindur që objektivi i Ren ishte pikërisht presidenti.

Sipas gjykatës, Ren ka pranuar ryshfet për 1.25 milion huan dhe ka përvetësuar rreth 50 milion yuan. Qeveria kineze akuzohet shpesh herë se përdor armën e korrupsionit për të sulmuar kritikët e saj.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb