Wanda Nara, bashkëshortja e Mauro Icardit, është tërësisht e fokusuar te “Dancing with the Stars”, program që po e shijon shumë dhe po e largon së menduari për sëmundjen e saj. Megjithatë, modelja argjentinase, gjatë një interviste të fundit, është rikthyer të flasë për leuceminë.

“Fëmijët e mi e zbuluan në internet. E pranova ftesën e ‘Dancing wth the Stars’ për të menduar për diçka tjetër, për t’u angazhuar me diçka. Kur je nënë, frika e vetme që ke është t’i lësh fëmijët vetëm. Ata janë të vegjël, ende kanë nevojë për mua.

Nëse do të kisha mundur të zgjidhja, do ta kisha mbajtur lajmin e sëmundjes për vete. Do të më pëlqente ta kuptoja me familjen time se çfarë ishte dhe si ta trajtoja. Në vend të kësaj, gazetat vendosën për mua” – u shpreh Wanda Nara.

Wanda

Nuk mund të mungonte një koment për marrëdhënien me Icardin. “Dashurinë e vërtetë e sheh kur je e sëmurë. Mbaj mend se pas divorcit tim më kërkoi të bashkohesha me të në Milano, por i thashë se nuk mundesha. Aty e kuptoi se unë doja një lidhje serioze dhe për këtë arsye më tha se donte të krijonte një familje me mua. Pastaj u martuam, pesë muaj pasi u lidhëm” – tregoi Wanda Nara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb