Policia e Tiranë ka proceduar penalisht 2 administratorë subjektesh, që kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.

Gjithashtu, gjatë një aksioni të fundit janë arrestuar 4 shtetas, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë procedimi në gjendje të lirë i shtetasve M. G., 60 vjeçe dhe B. T., 59 vjeç, pasi kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

D. D., 24 vjeç dhe R. D., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, u gjet dhe u sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe 1 peshore elektronike.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit V. Xh., 53 vjeç, pasi ka vjedhur 4 aparate celular.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Ll., 31 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident vetëm me demë materiale.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb