Një i ri ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për shitje droge. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet D. M., 20 vjeç, banues në Durrës.

NJOFTIMI I POLICISE
Sekuestrohet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza.

Vihet në pranga 20-vjeçari që posedonte dozat, me qëllim shitjen. Në vijim të punës operacionale me fokus goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli 2”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin D. M., 20 vjeç, banues në Durrës.

Nga kontrolli fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, me qëllim shitjen në zona të ndryshme të qytetit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: