ATHINË

Prokuroria e Antidrogës në Atika ka lëshuar një urdhër-arresti ndaj një shqiptari 25-vjeçar, pasi dyshohet se kishte mbjellë kanabis në një zonë të pyllëzuar në Kythera.

Oficerët organizuan një kontroll dhe identifikuan 79 pemë kanabisi, duke filluar nga 1 deri në 2.5 metra të lartë, 49 kg dhe 400 gram kanabis të papërpunuar, si dhe pajisje për kultivimin e kanabisit. Në një pjesë tjetër të pyllit, ata gjetën 11 qese me kërp, shkruajnë mediat greke.

  • foto galeri

Identifikimi i plantacionit u bë pas përdorimit të duhur të informacionit dhe analizës së të dhënave hartografike.

 (d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb