Deputetë të Partisë Demokratike italiane zhvilluan një vizitë në Gjadër të Lezhës, për të parë nga afër dy kampet e emigrantëve, që sipas marrëveshjes Rama-Meloni, duhet të ishin hapur më 20 maj. Punimet nuk kanë ecur sipas parashikimeve dhe kampet nuk mund të jenë gati përpara vjeshtës. Për këtë situatë, deputetët opozitarë kërkojnë përgjigje nga kryeministrja Meloni.

“A e kuptoni se çfarë po bëni? Po shkelni të drejtat e njeriut, po shpenzoni një shumë të madhe parash publike dhe mbi të gjitha nuk jeni në gjendje as të realizoni atë që keni thënë”, thotë deputeti. Deputetet italianë thane se në zonën e Gjadrit panë 70 mije metër katrorë bosh, dhe vetëm disa buldozerë e kamionë.

“Përpjekja e Melonit për një reklamë elektorale me emigrantët për zgjedhjet evropiane dështoi keq. Jemi përballë më shumë se 70 mijë metra katrorë bosh. E vetmja gjë që lëviz është kostoja. Tani kemi shkuar nga 653 milionë fillestare në mbi 800 milionë. I kërkojmë kryeministres Meloni të heqë dorë nga ky projekt dhe të zhvendosë burimet drejt fuqizimit të burimeve që do t’i akordohen sistemit kombëtar shëndetësor”, tha deputeti.

Më 6 nëntor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni, nënshkruan një marrëveshje, sipas së cilës, Italia do të dërgojë në Shqipëri emigrantët që shpëton në Detin Mesdhe, ndërsa Italia do të financojë ngritjen e qendrave për pritjen e tyre.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb