TIRANE

Luiz Ejlli dhe Elvis Pupa ishin një nga dyshet më të pëlqyera të ‘Big Brother VIP’. Dyshja kishin shumë kimi dhe ofronin momente shumë të këndshme së bashku.

Para disa ditësh ata u shfaqën për here të pare jashtë formatit bashkë. Ishte vetë Luizi ai që ndau një video me Visin, duke i treguar ndjekësve se po planifikonin diçka që s’mund ta tregonin ende.

Por, pritja ka marrë fund dhe siç u aludua surpriza e tyre është një bashkëpunim muzikor. Këtë e ka treguar vetë Elvisi me anë të një Instastory, ku ka postuar një foto, ku duket ai gjatë një videoklipi kënge dhe ka etiketuar Luizin.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: